
Këndvështrimi i nxënsëve rreth shkollës verore në Akademinë e Shkencave- Omicron
Unë jam Altina Restelica, jam 18 vjeçare dhe jetoj në Podujevë. Sapo e kam përfunduar shkollën e mesme, tani kam vendosur të studioj shkencat kompjuterike, por njëherë vendosa që të filloj një kurs për të mësuar fillimet për këtë drejtim. Kështu që, kuptova që Akademia e Shkencave- Omicron ofron mësime të tilla dhe tani jam mësuar këtu.
Mësimi në kursin Omicron është i shkëlqyeshëm, këtu mund të mësoni gjithçka që dëshironi rreth kompjuterëve, për shkencë, për inxhinieri, po ashtu edhe matematikë, pra se si lidhen të gjitha së bashku. Mësimi në këtë kurs të jep njohuri të shumta për komponentet siç janë: HTML, CSS, JavaScript, mësojmë se si mund të krijoni webfaqe për kompani të ndyshme. Këtu kam mësuar me profesorin Xhafer Rama dhe tani kam njohuri të shumta rreth WEB-it, HTML-së, CSS-së, JavaScript-it.
Deri në fund të këtij kursi ne mund të marrim njohuri të shumta rreth ketyre, mundemi që edhe vetë të krijojmë webfaqe të ndryshme, të jemi “profesionist” në këtë punë. Ndoshta për disa duken të vështira, por nëse keni dëshirë apo vullnet për t’i mësuar, atëherë, do të duken me të lehta edhe për tu përdorur.
Pra, asnjëherë nuk duhet të hiqni dorë nga ëndrra juaj. OMICRON është një urë apo nuk e di si ta quaj ndryshe, që iu mundëson nxënësve të arrijnë sukses me njohuritë që mësojnë nga kjo akademi.